Presidenti Grigor Tavo: Qëllimi ynë te Luftëtari është dimensional

736
Rrëfimi i presidentit të Luftëtarit: Stadiumi do jetë super, ja plani po siguruam Evropën

Dje, Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, konfirmoi edhe për gazetën “Telegraf”, deklaratën e dhënë në media të tjera sportive, lidhur me ndryshimet që mund të sjellë përfaqësimi në UEFA Europa Ligë. “Stadiumi do të marrë një tjetër pamje, por do të synohet edhe kalimi i turit të parë. Nëse bëjmë realitet këtë mision, së pari na duhet të tregojmë se jo rastësisht do të shkruajmë emrin në librin e historisë së futbollit gjirokastrit. Qëllimi ynë është dimensional, dhe një gjë është e sigurt, dhe u garantoj se stadiumi “Gjirokastra” do të ketë një pamje tjetër, që pakkush do ta besojë, koha do tregojë gjithçka”, është shprehur numri një i klubit gjirokastrit
Sigal