Presidenti FSHN-së, Agim Çiraku: Jam i kënaqur, jo vetëm me rekordet

566
Nga Agron KAJA
NOT/ Për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën, pishina 25 m e Resortit “Te Stela” u kthye në “kryeqytetin” shqiptar të sporteve në ujë. U thyen 33 Rekorde Kombëtare
Në garat e Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rinj dhe të Rritur, ndryshe nga sezonet e kaluara, Rekordet Kombëtare u bënë “kryefjalë”, thuajse për çdo kategori garuese. Në totalin e tyre, spikatin 19 Rekorde për Kategorinë të Rinj e të Rritur, ku dy rekordet e Nikol Merizajt të Tiranës kishte mbi 10 vite të pathyera. Ndërsa “Te Stela” i fitoi këto gara si ekipe, të Rinj (M-F) dhe të Rritur (M-F), EAGLES kishte notarin më të mirë, Franci Aleksin, dhe për femra të Reja, Sonja Kapedanin. Ndërkohë që për të Rinj kishte notarin Frenc Bërdaku, më i miri në Kategorinë të Rinj.
Si i përcollët dy ditët e Kampionatit Kombëtar të Notit që u zhvilluan në pishinën 25 m të Resortit “Te Stela”?
Me shumë emocion, sepse duke qenë aktiviteti i parë për këtë vit në pishinë të mbyllur, pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Dhe ashtu doli, sepse në të gjitha garat që u zhvilluan, të gjithë trajnerët, por edhe vetë notarët, pranuan se rezultatet e tyre ishin në progres.
Veç 11 ekipeve nga Shqipëria, në këtë Kampionat garoi edhe një ekip nga Kosova, çfarë tregon për ju si FSHN kjo pjesëmarrje?
Në fakt, homologët tanë në Kosovë kanë qenë gjithmonë të gatshëm që të sjellin ekipe apo individë në veprimtaritë tona Kombëtare. Tashmë, veç Kampionatit Mbarëkombëtar, kjo pjesëmarrje e vogël, por cilësore, tregoi se në Kosovë sporti i notit ka vlerësim dhe ushtrohet me seriozitet.
Kthehemi te Kampionati, çfarë ndryshimi konstatuat, në raport me atë të vitit të kaluar?
Fjala “progres” ndoshta është bërë paksa e shpeshtë për ne, por kur i krahason vitet vetëm në një tregues, në numrin e rekordeve kombëtare që janë thyer, progresi është evident. Në këtë Kampionat u thyen në total 33 Rekorde Kombëtare (19 të Rinj e të Rritur, 14 për Fëmijë) ndaj 17 në kampionatin e kaluar.
Kësisoj, ky Kampionat Kombëtar u duk sikur diçka e mirë u mbyll shpejt apo është vetëm konstatimi ynë?
Ndoshta është edhe kështu si thoni ju, sepse në këto dy ditë, jo vetëm që u zhvillua një Kampionat Kombëtar masiv, por më shumë ishte edhe një event cilësor i ofruar në kushte optimale. Pishina “Te Stela” ka kushte shumë të mira, dhe ky është një detaj që na ndihmon pozitivisht. Por, edhe notarët dhe ekipet e Stelës janë fitues të denjë të këtij Kampionati.
Nëse rezultatet e këtij Kampionati Kombëtar i krahasoni me të kaluarit, cilët janë ndryshimet që ju konstatoni?
Më sipër ju fola për progres, dhe besoj se ai tregon se ndryshimi është prezent, gjithmonë pozitivisht. Le ta krahasojmë me Kampionatin e kaluar vetëm në numrin e rekordeve kombëtarë që u thyen, të cilët janë dyfish në rritje, por edhe në pjesëmarrjen e rivalitetin e madh që treguan notarët dhe ekipet.
Cilët do të veçoni ju si notarë, por dhe si ekipe më të mira në këtë veprimtari?
Të gjithë pa përjashtim. Unë e them me krenari se, të gjithë ata që u shpallën si më të mirët, e merituan plotësisht, por edhe të tjerët pas tyre nuk ishin shumë larg. Të gjithë ishin notarë dhe ekipe të mira, të gjithë meritonin të quheshin edhe si fituesit moralë të këtij Kampionati Kombëtar.
Veprimtaria e radhës është dy muaj më vonë në pishinë 50 m, do të synoni edhe aty këtë “lumë” rekordesh sikundër në pishinën 25 m?
Veç falënderimeve e konsideratave për veprimtaritë të zhvilluara këtë vit, nisur nga kjo situatë këtu në Kampionatin Kombëtar në pishinë 25 m, besoj dhe shpresoj se, edhe në pishinën 50 m do të kemi rezultate të mira. Gjatë këtyre dy ditëve këtu, jam takuar me të gjitha ekipet garuese, të cilët do të jenë prezentë edhe në veprimtaritë në pishinën 50 metra. 
Fjala “progres” ndoshta është bërë paksa e shpeshtë për ne, por kur i krahason vitet vetëm në një tregues, në numrin e rekordeve kombëtare që janë thyer, progresi është evident. Në këtë Kampionat u thyen në total 33 Rekorde Kombëtare (19 të Rinj e të Rritur, 14 për Fëmijë) ndaj 17 në kampionatin e kaluar 
REKORDET KOMBËTARE TË RRITUR
KAMPIONATI KOMBËTAR, 21-22 PRILL 2018
Garat Kat. M/F Notari Skuadra Rekordi Ishte
400 m St.lirë Rr. M Franci Aleksi EAGLES 4.01.44 4.03.07
400 m St. lirë R M Frenc BërdakuTeuta 4.02.23 4.04.42
200 m Flutur Rr. M Flavio MatakierALB 2.06.50 2.07.50
4X50 St. lirë Staf. F Tirana Tirana 2.00.90 2.06.66
1500 m St.lirë Rr. M Franci Aleksi EAGLES 15.49.53 16.11.03
1500 m St. lirë R M Frenc Berdaku Teuta 16.03.09 16.23.30
100 m St. lirë R. F Nikol Merizaj Tirana 58.20 58.99
4X100 m Mix Staf. M Te Stela Te Stela 4.05.73 4.06.95
4X100 m Mix Staf. F Te Stela Te Stela 5.09.50 5.10.53
4X100 m Mix Staf. F EAGLES EAGLES 5.01.37 5.10.53
800 m St.Lirë Rr. M Franci Aleksi EAGLES 8.22.87 8.29.19
4X100 m Staf. Staf. M Te Stela Te Stela 4.46.53 4.55.62
200 m St.Lirë Rr. M Franci Aleksi EAGLES 1.56.26 1.56.28
100m Mix Rr. F Nikol Merizaj Tirana 1.00.98 Rek.Vjetër
4X200m Rr. M Teuta Teuta 8.17.62 8.20.97
4X100m Mix Rr. M Te Stela Te Stela 
12 ekipe shqiptare dhe 1 nga Kosova
Në garat e Kampionatit Kombëtar për të Rinj e të Rritur që u zhvilluan në pishinën 25 m të Resortit “Te Stela”, morën pjesë 12 ekipe nga Shqipëria dhe 1 ekip nga Kosova. Në to garuan mbi 200 notarë, ku Te Stela, Tirana dhe EAGLES u përfaqësuan në të gjitha garat
Gjergji Ngresi: Teuta ka talente, ky një Kampionat i fortë
Dje, në pishinën 25 m të Resortit “Te Stela”, diku në qoshen e majtë dukej si i fshehur stafi teknik i Teutës, me trajnerët Gjergji Ngresi e Eduart Bërdaku. Notarët e Teutës treguan nivel të mirë në këto gara, ku spikatën Aleksandër Ngresi e Franc Bërdaku, por trajneri deklaroi dje për gazetën “Telegraf”, se ai në këtë skuadër ka shumë talente. “Aleksandri e Franci e kanë formuar portretin e rekordmenit, dhe ne jemi të shpërblyer prej tyre, por ata tashmë i kemi edhe si model në ekipin tonë. Ne kemi shumë talente që po rriten, dhe nga ky Kampionat shumë i fortë që u zhvillua këtu, ne krijuam idenë se ata tashmë kanë filluar të shfaqen realisht”, kështu deklaroi dje trajneri i Teutës, Gjergji Ngresi.
Të gjitha rekordet kombëtare
Për Fëmijë (M-F) 14
Të Rritur të Rinj (M-F) 19
Në total 33
Ekipet kampione të Rritur
Femra “Te Stela” 226 pikë
Meshkuj “Te Stela” 259 pikë
Ekipi më i mirë të reja
Femra “Te Stela” 226 pikë
Meshkuj “Te Stela” 228 pikë
Notarët më të mirë të Rinj
Femra: Sonja Kapedani EAGLES 1032 pikë
Meshkuj: Frenc Bërdaku Teuta 1355 pikë
Notarët më të mirë të Rritur
Femra: Nikol Merizaj Tirana 1315 pikë
Meshkuj: Franci Aleksi i EAGLES 1398 pikë
Sigal