Presidenti FKN, Ymer Rama: FSHN-ja na bashkoi në këtë pishinë

73
Edhe për Presidentin e Federatës Kosovare të Notit, Ymer Rama, ky Kampionat Mbarëkombëtar që startoi dje në pishinën 50 metra të Durrësit, njëherësh edhe ka bashkuar notin shqipfolës. “Kjo është një veprimtari shumë e madh, është një veprimtari që edhe ne në Kosovë na bën entuziast se sporti i notit do të ketë ecuri shumë të mirë në vazhdimësinë e tij. Nga vetë organizimi i kësaj veprimtarie, gjej rastin të them se ishte Federata Shqiptare e Notit ajo që na bashkoi trevat tona në këtë pishinë. Për një veprimtari të tillë, urimi për sukses, është jo vetëm për organizatorët, por për notarët e gjyqtarët, njëherësh edhe për gjithë publikun që po e ndjek nga shkallët”.