Premtimi i Cristiano Ronaldos, foli edhe për mjekrën që i ka sjellë fat

575
Sigal

Cristiano Ronaldo është pranë ndeshjes së fundit të fazës së grupeve ndaj Iranit. Skuadra e tij luan për vendin e parë në grup.

“Jemi me një këmbë në 1/8-at. Se çfarë do të ndodhë, do ta shohim. Jemi duke menduar nga ndeshja në ndeshje,” shprehet ylli i Real Madridit, i cili para dy vitesh udhëhoqi ekipin e tij drejti triumfit në Europian.

“Duam të jemi fituesit e grupit,” thekson 33-vjeçari.

Deri tani, gjithçka ka ecur në mënyrë të përsosur për yllin e Portugalisë, i cili ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e para.

Ndërkohë ai flet edhe për mjekrën e rritur, që i ka sjellë fat.

“Unë kam shënuar, kështu që mjekra qëndron aty. Deri tani më ka sjellë fat”.