Premier Liga në fazë të nxehtë, Liverpool e City duel për UCL

403
Sigal

Premier Liga angleze ka hyrë në një fazë të nxehtë, duke qenë se kur kanë mbetur edhe 4 javë nga mbyllja e kampionatit, Mançester Siti dhe Liverpuli luftojnë për titullin kampion dhe diferenca mes tyre është vetëm 2 pikë, me Liverpulin që kryeson, por me Sitin që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Mançester Siti ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme në transfertë duke mundur Kristal Palas me rezultatin 1-3. Sterling është kthyer në hero për ‘qytetarët’ me dy gola të shënuar në minutat 15 dhe 63, ndërkohë që në minutën e fundit ka vulosur Gabriel Zhezus. Goli i vetëm për vendasit, është shënuar nga Milivojeviç në minutën e 81.

Nga ana tjetër, Liverpuli ka kaluar pengesën Çelsi, duke e mundur me rezultatin 2-0. Dy golat e fitores, janë shënuar në harkun kohor të 2 minutave, ku Mane në të 51-tën ka kaluar skuadrën e tij në avantazh, ndërkohë që Salah ka dyfishuar në minutën e 53. Me këto fitore, dy skuadrat përveç se mbeten në garë për titull kampion, kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.