Sigal

Djajtë e kuq rikthehen tek fitorja pas dy humbjeve rradhazi duke mundur skuadrën e Burnley me rezultatin 2-0.

Pas kësaj fitoreje, trajnerit Jose Murinho mund t’i rikthehet disi qetësia pasi në ditët e fundit ishte përfolur për një shkarkim të mundshëm të tij në rast se nuk do të arrinte fitoren në ndeshjen e kësaj jave. Golat për djajtë e kuq u shenuan të dy nga sulmuesi Romelu Lukaku në minutën e 27 dhe 44 të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Manchesteri humbi një penallti me Paul Pogba si dhe mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të sulmusit Marcos Rashford.

Në të njëjtin orar (17:00) u luajt dhe sfida tjetër përmbyllëse e javës së katërt së Premier League. Tottenahm Hotspurs pësoi humbjen e parë në këtë sezon pasi u mund jashtë fushe nga skuadra e Watford me rezultatin 2-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Londra falë një autogoli të mesfushorit të Watford , Doucore në minutën 53′. Avantazhi i Tottenham nuk zgjati shumë pasi në minutën e 69′ vendasit arritën të barazojnë me Deenyn dhe më pas kaluan në avantazh me anë të Cathcart në minuten 76′.