“Pranë popullit shqiptar”, tifozët italianë solidarizohen me Shqipërinë

154

Solidarizim me popullin shqiptar kanë treguar italianët edhe nëpër stadiume gjatë ditës së shtunë. Në ndeshjen Genoa-Torino, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”.

Një banderolë të ngjashme kishin edhe tifozët në Serinë B, në ndeshjen Crotone-Cittadella. “Forca, Shqipëri” ishte edhe një slogan i shpalosur nga ultrasit e Lecce.