Portugezi CR7 mbetet madrilen, rinovon kontratën me skuadrën “galaktike” të Realit të Madridit

419
Sigal

Cristiano Ronaldo, fituesi i tre herë topit të artë ka rinovuar kontratën me skuadrën “galaktike” të Realit të Madridit. Portugezi ndjek kështu shokët e tjerë të skuadrës që ndërmorën këtë veprim, si Bale dhe Toni Kros.

Kontrata e re skadon në 2021, atëherë kur Ronaldo do të ketë mbushur 36 vjeç. Paga neto e Kristianos arrin 500.000£ në javë. Në prononcimin e tij mbas nënshkrimit CR7 u shpreh: “dëshiroj të luaj futboll edhe pasi kjo kontratë të skadoj. Kjo nuk do të jetë kontrata ime e fundit. Pas kësaj nuk e di, do të luaj derisa mosha të ma lejoi”.

Ronaldo është pretendenti kryesor edhe këtë vit për fitimin e topit të artë, gjithashtu rinovimi do ta shndërrojë atë në lojtarin më të paguar në “Bernabeu”.