Portugezët: Film horror ndërkohë UEFA i bën jehonë Skënderbeut

480
Mediat portugeze kanë ‘kryqëzuar’ Sportingun pas humbjes në Elbasan përballë Skënderbeut duke e cilësuar rezultatin katastrofik.
Gazeta më e madhe portugeze, “A Bola” shkruan se “Agjërimi jashtë fushe zgjatet në Evropë me një humbje në Shqipëri”.

“Record” kritikon zgjedhjen e teknikut Jesus për të zbritur me formacionin e dytë në Shqipëri duke e cilësuar disfatën si një film horror, dizastër.
“Mais Futebol” e hap me titullin e madh “Çfarë turpi!”. Në të njëjtën linjë është edhe “Jornal de Noticias”. 
Sigal