Portugali-Zvicër/ Penallti me VAR, ndryshon rezultati

507
Sigal

Në “Estadio do Dragao” të Portos po luhet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Zvicrës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Portugalisë, me golin e shënuar me goditje dënimi në minutën e 25-të nga Cristiano Ronaldo.

Në pjesën e dytë ka një moment të dyshimtë në zonën portugeze, ku rrëzohet Zuber dhe me ndërhyrjen e VAR-it gjyqtari akordon 11-metërsh.

Rodriguez gjuan saktë nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin, 1-1