Portieri shqiptar përgatitet për vendin e titullarit në një tjetër ekip të Serisë B

680
Sigal

Portieri Elhan Kastrati është duke zhvilluar një sezon pozitiv me skuadrën e Peskarës.

Gardiani shqiptar ka pasur minuta në dispozicion edhe falë një dëmtimi të Fiorilos i cili konsiderohet si titullari i portës. Në këtë formë, me rikthimin e tij 22-vjeçari nuk do të kishte një post të garantuar në 11-tëshen titullare.

Ndaj, transferimi në një tjetër klub po shqyrtohet si mundësi. Aq më tepër kur ish-futbollisti i Shpresave ka kërkesë konkrete nga klubi i Trapanit, i cili gjithashtu është pjesë e Serisë B. Edhe pse duhet përmendur se ka objektiva krejtësisht të ndryshme nga Peskara, pasi lufton për mbijetesë dhe aktualisht është ne vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.

Mbetet për t’u parë si do zhvillohen tratativat mes klubeve, teksa Kastratit mund të joshet nga ideja për të qenë një titullar fiks e për të promovuar cilësitë e tij mes shtyllave.