Portieri më i mirë në botë për 2015 është Manuel Neuer

724
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, për të tretën herë radhazi është zgjedhur portieri më i mirë ne bote per vitin 2015 nga IFFHS-së (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit).
Neuer, i cili ka marre 188 pikë, ka lënë pas legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon (110 pikë) dhe portierin e Barcelonës, Claudio Bravo (45) pikë.
“Sigurisht unë jam i lumtur për këtë çmim, i cili është i treti me radhë. Por, tituj me ekipin tim janë më të rëndësishem për mua”, u shpreh ai për faqen zyrtare të Bayernit.
Sigal