Portieri i Laçit kundër Idrizit: Arbitri nuk ndikoi në rezultat

26
Në një deklaratë të tij mediatike, portieri i Laçit, Gentian Selmani, është shprehur se, në ndeshjen Laçi-Flamurtari 3-2, arbitrat nuk ndikuan në rezultatin e saj. “Mendoj se arbitri nuk ka ndikuar në rezultat. Një ekip kur humbet, mundohet edhe të justifikohet, por ne i kemi bërë shumë mirë detyrat tona në fushën e lojës. Ishim më të motivuar për fitore, dhe ja arritëm qëllimit”, kështu ka deklaruar Selmani, i cili shprehet kundër mendimit të Presidentit të Flamurtarit, Sinan Idrizi.