Portieri armen shuan zërat për trukimin e ndeshjes Armeni-Shqipëri

407
Pas deklaratave të mediave serbe se Kombëtarja shqiptare ka blerë ndeshjen ndaj Armenisë ka ardhur reagimi i protagonistit kryesor të ndeshjes, portierit Gevorg Kasparov.
“Ka zëra që komentojnë në lidhje me këtë çështje duke hedhur akuza të pakuptimta, por nuk ka asgjë të vërtetë.
Një gjë e tillë është bërë objekt mediatik dhe mediat online si shqiptare edhe ato serbe kanë nisur një ‘luftë’ mes tyre.
Duket qartë se ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe na kanë vënë ne më mes. Kjo është një gjë pa kuptim dhe unë nuk kam çfarë t’ju them më”deklaroi ai.
Sigal