Politizimi i fushatës për zgjedhjet në FSHF, në Tiranë vjen Zëvendëspresidenti i UEFA

607
Nga Agron KAJA
PRAG ASAMBLEJA/ Pritet një drejtues i lartë i futbollit evropian, do takohet edhe me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama
Kjo javë që sot ka ditën e tretë të saj, pritet të ketë zhvillime të reja, sa i përket situatës që është krijuar gjatë fushatës zgjedhore për postin e Presidentit në FSHF. Sepse nisur nga ky këndvështrim, UEFA ka menduar që të sjellë në Tiranë Zëvendëspresidentin Grikori Surkis. Sepse kjo fushatë ndryshe nga sa është vijuar në 20 vitet e fundit, këtë herë ka marrë më shumë ngjyrime politike, ndoshta për faktin se, që nga posti i presidentit e deri te ekzekutivi si organi më i lartë dhe më i rëndësishëm në FSHF, kandidojnë persona të cilët janë të lidhur drejtpërdrejt me politikën e ditës në Shqipëri, ose indirekt me të. Sikundër edhe po vazhdohet në këtë fushatë, ku më shumë po spikat “lufta” për President në FSHF, ka akuza sikundër bën edhe politika e ditës, e cila ka 26 vite që po i mban shqiptarët në pozitat e një shteti të dobët në Ballkan dhe në Evropë. Nga kandidati Bashkim Fino, janë lëshuar akuza për mashtrime me 12 Shoqatat Rajonale të Futbollit, është kërcënuar me burg prej tij, për personat që ai mendon ti penalizojë kur të marrë presidencën në institucionin shqiptar të futbollit (nëse do ta marrë), duke përfunduar të dielën me akuza për manipulim me listën e delegatëve. Ndërsa nga Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, i cili rikandidon në këtë post për një mandat të pestë, përgjigjet kanë qenë të matura, pa akuza të ngjyrosura si “alla-politikan”. Vetë Duka është përgjigjur me një platformë konkrete për këtë mandat, madje ditë më parë ka pasur edhe zhvillime të reja, në të cilat, së bashku me të ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Kjo edhe për të treguar se FSHF-ja nuk është “zi” sikundër edhe akuzohet, por edhe për të sjellë reagimin e UEFA-s, e cila duke e quajtur këtë proces si një çështje të nxehtë edhe në Evropë, do të zbarkojë në Tiranë me zëvendëspresidentin e saj, Grikori Surkis. Në agjendën e tij, ai do të ketë takime me presidentin Ilir Meta, si dhe me kryeministrin Edi Rama, ku në faqen zyrtare të UEFA-s theksohet mes të tjerave, se në këtë ardhje në Tiranë, Surkis si temë kryesore do të ketë përfshirjen e politikës në sport, më konkretisht në futboll. Kjo është situata e përmbledhur e kësaj fushate, ndërkohë që FSHF-ja e ka bërë publike listën zyrtare të kandidatëve në Asamblenë e 7 shkurtit për organet e reja drejtuese të FSHF-së. Parë nga emrat e zyrtarizuar, kjo listë ka edhe ish-anëtarë të KE-së, ka prokurorë, deputetë, gazetarë dhe njerëz që nuk kanë njohje në botën e sportit. Në këtë listë, si më të veçantët janë një juriste femër dhe një gazetar, sepse këta prezantohen si kandidatët më të pandikuar nga politika e ditës në Shqipëri. Gjithsesi, ardhja e Grikori Surkis pritet që të zbardhë edhe ndonjë detaj të pa mësuar deri më sot në këto ditë të hallakatura të fushatës.
Nga kandidati Bashkim Fino, janë lëshuar akuza për mashtrime me 12 Shoqatat Rajonale të Futbollit, është kërcënuar me burg prej tij, për personat që ai mendon ti penalizojë kur të marrë presidencën në institucionin shqiptar të futbollit, duke përfunduar me akuza për manipulim me listën e delegatëve. Ndërsa nga kandidati Armand Duka, përgjigjet kanë qenë të matura, pa akuza të ngjyrosura si “alla-politikan”, por vetëm me projekte
Çështje e “nxehtë”, krijimi i Ligës Profesioniste pas 7 shkurtit?
Liga e futbollit është kthyer në një mision të pamundur dhe ëndërr të largët prej vitesh, por më në fund duket se të gjitha kushtet janë plotësuar dhe situata është e tillë që lejon formimin e Ligës, me klubet e Superiores që do të kenë mundësi të vendosin vetë për shumë gjëra, të pavarur nga Federata. Pas zgjedhjeve për kreun e FSHF-së Liga do të marrë rrugë, të paktën këtë e garanton Duka, por edhe Fino e ka premtim madhor në platformën e tij zgjedhore. Buxhet me vete, organizim pa pjesëmarrjen e Federatës, komisione dhe përzgjedhje arbitrash, menaxhim të së drejtës televizive, menaxhim sponsorësh dhe reklamash, përcaktim kalendaresh dhe shumë kompetenca të tjera që deri tani i ka pasur federata. Natyrisht, ka shumë pikëpyetje e frikë nëse të ardhurat do të jenë të mjaftueshme pa mbështetjen e plotë nga FSHF-ja, por rrugë të mesme nuk ka. Ose futbolli shqiptar mëson të vetadministrohet, ose më mirë të vijojë të jetojë nën çadrën e Federatës dhe pastaj të ankohet që në penalltinë e parë kundër.
Kandidatë për 
President në FSHF
1.Armand Duka*
2.Bashkim Fino
3.Shpëtim Hala

Kandidatë për 
Anëtarë KE në FSHF
1.Abdyl Kuriu*
2.Arben Dervishaj*
3.Albert Lenja
4.Aldiona Sylaj
5.Artan Shyti
6.Bardhyl Minxhozi*
7.Bardhyl Jera*
8.Eduard Prodani
9.Edmond Spahiu
10.Edvin Libohova*
11.Ekrem Spahiu
12.Enkeleid Aliabeaj
13.Erald Kapri
14.Eridjan Salianji
15.Ervin Baku
16.Lutfi Nuriu*
17.Kristjan Gjidodaj
18.Gazmend Kadi
19.Genci Gjylshemi
20.Gëzim Podgorica
21.Shkëlqim Muça
22.Theodhori Sollaku
23.Vasil Bici*
*Persona që rikandidojnë
Sigal