Policia masa për ndeshjen në ‘Elbasan Arena’: Tifozët mos të kenë me vete sende të forta

215
Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa me normal te ndeshjes Shqiperi-Francë, e cila do te zhvillohet ditën e shtunë, në Stadiumin Elbasan Arena.
1- Do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek 1 maji
2- Nga Bashkia deri tek Shkolla Pedagogjike
3- Nuk do të lejohen parkimet ne sheshin përpara Pallatit Sportit
4- Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikes
“Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të jetë 2 orë para ndeshjes me qellim shmangien e radhëve në hyrje për në Stadium. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen punonjës policie nga FNSH-ja (forcat e nderhyrjes se shpejte), nga Sektori qarkullimit rrugor, nga Seksioni Rendit, nga Seksioni i parandalimit të hetimit të krimeve. Nuk do te lejohen marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu policia i bën thirrje të gjithë sportdashësve që gjatë ndeshjes nuk duhet të kenë me vete sende të forta, shishe, fishekzjarre, pasi në të kundërt nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
Po ashtu drejtoria Policise Elbasan i kerkon qytetarëve që të miniminojne me datë 13 Qershor 2015, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit Elbasan, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin e këtij aktiviteti.