Ibrahimoviç e pranon: Nuk jam i vetmi Ferrari

494
Sigal

 

Daljet e Zlatan Ibahimovic përpara medieve përbëjnë gjithmonë lajm.

Delarata e Ibahimoviç pak ditë më parë bëri bujë të madhe.

Ai ishte shprehur se. “Është një Ferrari mes të tjerëve që duken si Fiat”.

Sulmuesi suedez ka dhënë një intervistë për sajtin zyrtar të MLS, ku ka folur për deklaratën e para pak ditëve.

Ibra ka dalë për të qartësuar deklaratën e tij që duket se është keqinterpretuar në lidhje me raportin e tij me shokët.

Zlatan pranoi se nëse është një Ferrari, edhe shokët e skuadrës janë të tillë ndërkohë që nuk mund të rrinte pa shtuar se në Amerikë është për t’iu mësuar të tjerëve futbollin.

“Unë thash se jam një Ferrari për futbollin amerikan por jo për shokët e mi, edhe pse ata mendojnë njëlloj si unë. Nëse unë jam Ferrari, edhe shokët janë Ferrari.

MLS është një ligë e re dhe ka vend shumë për përmirësime por duhen ndryshuar rregullat.

Duhet të jetë më e lehtë për të bindur futbollistët që të vijnë këtu pa sistemi duhet të shihet sepse “Play Off” duket se e ngjashme me sistemin në basketboll. Megjithatë, unë nuk jam këtu për të ndryshuar rregullat por për t’iu treguar si luhet”, u shpreh Ibrahimoviç.