Sot dhe nesër do të zhvillohen çerekfinalet e Kampionatit Botëror, ku 8 ekipe janë në garë për trofeun e madh. FIFA ka përcaktuar dhe gjyqtarët që do të arbitrojnë në këtë fazë.

Kështu ndeshjen e parë mes Uruguait dhe Francës, e cila do të luhet sot në orën 16:00, do ta drejtojë gjyqtari nga Argjentina, Nestor Pitana. Kjo zgjedhje në fakt ka krijuar polemika, pasi ishte pikërisht Franca ajo që e eliminoi Argjentinën nga Botërori.

Për këtë arsye gjykimi i francezëve nga një argjentinas ka ngjallur dyshime ende pa nisur sfida. Takimi tjetër i ditës së sotme mes Belgjikës dhe Brazilit do të gjykohet nga Milorad Mazic.