Pogba mungon ndaj Shqipërisë?

51
Mesfushori i Francës, Paul Pogba vuan nga një lëndim dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Shqipërisë, të shtunën. Paul Pogba rrezikon të mungojë në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Shqipërisë, të shtunën.
Ylli i Trekolorëve nuk e ka kompletuar stërvitjen e sotme dhe vështirë se do të jetë titullar në duelin me kuqezinjtë, raportojnë mediat franceze.
Selektori Didier Deschamps vështirë se do ta rrezikojë mesfushorin e Juventusit, në rast se ai nuk është në gjendje ideale fizike. E ky është një lajm i keq për tifozët shqiptarë, të shumtë të interesuara për ta parë nga afër një prej futbollistëve më të mirë të ri në botë.