Po luhet në “Zeqir Ymeri”/ Kukësi përballë Vllaznisë, në lojë vendi i parë në kampionat

431
Sigal

Në orën
14:00 Kukësi do të presë Vllazninë për të diskutuar një sfidë që do të vendos
shumë për fatin e kampionatit. Me ngjitjen e Kukësit në “Superligë”, kjo sfidë
është mjaft e ndezur pasi jo më kot ka marrë dhe nofkën “Derbi i veriut”.

Kuksianët në “Zeqir Ymeri” do të
kërkojnë me çdo kusht trepikëshin për arsyen se do ti ngjiste ata në krye të
klasifikimit. Me në krye Ernest Gjokën verilindorët nuk njohin asnjë humbje në
9-të javë kampionat. Çdo rezultat tjetër përveçse fitorja do të ishte një
zhgënjim për objektivat e tyre. Momentalisht Kuksi renditet në vendin e tretë
me 17 pikë, 3 më pak se Skënderbeu.

Nga ana tjetër Vllaznia ka treguar
se di të surprizojë dhe jo më kot është cilësuar si një skuadër që “ha koka”
trajnerësh. Shkodranët udhëtojnë drejt Kukësit më synimin për të mos dalë
duarbosh. Ashtu siç edhe vetë trajneri i tyre Armando Cungu ka deklaruar se do
të ishin të kënaqur edhe më një pikë. Vllaznia pas 9-të javësh kampionat
renditet në vendin e 6-të me 11-të pikë.