“Play Off”/ Hidhet shorti, zbulohet kundërshtari i Skënderbeut në Europa League

497
Shorti i hedhur para pak çastesh në Nyon të Zvicrës për fazën e “play-off” të Europa League skuadrës shqiptare të Skënderbeut i kë rezervuar si kundërshtar kroatët e Dinamos së Zagrebit.
Skënderbeu e nisi turin eliminator në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm Europian kundër modestëve nga San Marino Sant Julia të cilët i eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 6-0. Në fazën e dytë korçarët eliminuan kazakët e Kairat Almaty. Takimi i parë në Kazakistan përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa ndeshja e kthimit në Korçë u mbyll 2-0 për skuadrën shqiptare.

Mllada Boleslav ishte kundërshtari i fazës së tretë me të cilën Skënderbeu i mbylli hesapet në takimin e kthimit të luajtur mbrëmë. Takimi i parë përfundoi në favor të çëkeve, 2-1, po me këtë rezultat u mbyll dhe ndeshja e kthimit por në favor të Skënderbeut që triumfoi falë penalltive.

Shpresojmë që shorti i sotëm të jetë një ogur i mirë për Skënderbeun pasi herën e vetme që korçarët u kualifikuan në fazën e grupeve te “Europa League” në “play-off” u ndeshën më kroatët e Dinamos së Zagrebit, pavarësisht se ndeshja ishte e vlefshme për “play-off” e Ligës së Kampionëve, ku Skënderbeu i mund dhe falë formulës kaloi në “Europa League”.
Sigal