Platini rizgjidhet President i UEFA-s

203
Nuk ka surpriza në procesin e zgjedhjeve të Presidentit të ri të UEFA-s, pasi Michel Platini është zgjedhur për herë të tretë në krye të qeverisë së futbollit evropian. 
Platini ishte kandidati i vetëm në këtë garë duke mos hasur asnjë problem për mandatin e tretë radhazi. Michel Platini për herë të parë u zgjidh presidenti i UEFA-s në vitin 2007.
Francezi tentoi edhe kreun e FIFA-s, por duke parë konkurrencën e fortë me Blater u tërhoq.