Platini: Ky është viti i Juventusit në Champions, kaluan pengesën më të madhe

399
Sigal

Mishel Platini, ish-fantazisti i Juventusit, Francës, por edhe ish-presidenti i UEFA-s, është rikthyer të flasë për median, duke u përqendruar te sezoni aktual i bardhezinjve.

“Nuk e di nëse unë do të mund të luaja në këtë Juventus aktual që shoh. Ajo që di të them është se unë karburantin tim e konsumova që në moshën 32-vjeçare, ndërsa kur shoh Ronaldon që është 34 vjeç dhe vazhdon të shprehet në të tilla nivele është e pabesueshme.

Viti i Juves në Champions? Mendoj se po, sepse kaluan pengesën e tyre më të vështirë që ishte Atletico, prandaj tani i shoh favoritë për suksesin final. I vetmi që mund t’i rrëzojë është Messi. Leo, ashtu sikurse Ronaldo, janë dy alienë, të cilët meritojnë gjithçka kanë arritur në karrierë”.