Plas tek Interi, Lukaku përleshje fizike me Brozovic pas ndeshjes

122

Mungojnë edhe dy ditë nga Derbi i Madoninës, Interi është duke punuar për të gjetur formën më të mirë dhe për të harruar sa më parë pas humbjes ndaj Slavias së Pragës. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije se në dhomat e zhveshjes pas sfidës ka patur një përplasje të fortë mes Romelu Lukakut dhe Marcelo Brozovicit.

Sulmuesi belg pas sfidës i kërkoi skuadrës që të ishte më agresive dhe sulmuese duke ndjekur këshillat e Contes. Fjalimi i tij u mor shumë personal nga kroati që nuk e mirëpriti dhe iu kthye sulmuesit belg.

Të dy filluan duke shkëmbyer fjalë në distancë, por u afruan duke shkuar drejt një përleshje fizike me njëri-tjetrin. Situata mund të shkonte dhe më keq nëse shokët e skuadrës nuk do t’i ndanin në kohë. Lukaku dhe Brozovic ndërsa nuk u sqaruan aspak mes tyre. Një situatë që Conte duhet ta zgjidhë. Një fitore e mundshme në derbi, mund ta ndihmonte së tepërmi.