Plas te Serbia, Kolarov rreh “heroin e dronit” pak ditë para vendimit të KAS. Nuk pranon të luajë më me kombëtaren

64
Një sherr i paprecedentë ka ndodhur brenda ekipit serb, ku dy lojtarët, Stefan Mistroviç – i cili është cilësuar si heto pas kapjes së dronit në Stadiumin e Beogradit – dhe Aleksandër Kolarov janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Stefan Mitroviç cilësohet si hero në Serbi pas kapjes së dronit

Përplasja ka ndodhur në një seancë stërvitore përpara ndeshjes përcaktuese të Serbisë ndaj Danimarkës, e cila do të luhet më 13 qershor në Kopendhagen.

“Kurir” shkruan se Mitroviç dhe zv/kapiteni Kolarov patën një zënkë, e cila degjeneroi në konflikt fizik aq të ashpër, sa të dy lojtarët kanë marrë dëmtime.

Ky incident ka sjellë një atmosferë mjaft të zymtë në kampin serb dhe me shumë mundësi, i jep fund karrierës së Mitroviçit me kombëtaren serbe.

Kolarov i ka kërkuar trajnerit serb që Mitroviç të përjashtohet nga kombëtarja, në të kundërt ai do të tërhiqet. E njëjta gjë vlen edhe për Mitroviçin, i cili nuk pranon të luajë në kombëtare me Kolarovin.

Kjo pëtplasje vjen vetëm pak ditë para se KAS-i të shpallë vendimin përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri, i cili zbardhet ditën e premte.