Plas te Kroacia, trajneri Daliç përzë nga kombëtarja futbollistin e Milanit

622
Sigal

Nikola Kaliniç do të përjashtohet nga kombëtarja për shkak se nuk pranoi të futej në lojë në sfidën ndaj Nigerisë, kur rezultati ishte 2-0. Lajmi është bërë publik nga media kroate “24sata”, e cila tregon se trajneri Daliç pritet të konfirmojë vendimin për përjashtimin e Kaliniç ditën e sotme, në konferencën për shtyp.

Pas ndeshjes ndaj Nigerisë, trajneri kroat deklaroi për mediat se e kishte përfunduar ndeshjen pa lëndime, por me një problem. Pra le të kuptohet se problemi kishte të bënte me Nikola Kaliniç.
dal