Një video ku shfaqet presidenti i Lacios, Klaudio Lotio, ka zbuluar disa nga prapaskenat në klubin kryeqytetas. Në filmim Lotito është në një bisedë telefonike me trajnerin Simone Inzagi dhe dallohet qartë që marrëdhëniet midis nuk janë aspak të qeta.

“Simone këtu vendos unë jo ti. Dua të di me ekzaktësi se kush është i dëmtuar dhe kush nuk është, Ti gjithmonë qahesh për çdo gjë. Nuk e kupton se ke një skuadër që vlen sa 10-fishi i të tjerëve”, dëgjohet të thotë Lotito në klipin e publikuar pas humbjes 2-1 ndaj Napolit.