Sigal

Në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superligës mes Kukësit dhe Tiranës, e cila po luhet aktualisht në stadiumin “Loro Boriçi”, ka filluar një sherr mes tifozëve.

Çuditërish sherri nuk ka qenë mes dy tifozërive të klubit, por brenda llojit. Bëhet fjalë për mbështetësit bardheblu, të cilët në fundin e pjesës së parë kanë goditu njëri-tjetërin.

Pas pak minutash situata u normalizua ndërsa disa tifozëve u panë te gjakosur. Sherri mes tyre erdhi pas thirrjeve te grupit Fanatics kundër presidentit te Tiranës Refik Halili. Disa prej tifozeve mbase nuk ishin dakord me ato thirrje dhe mes tyre lindi sherri duke sjelle edhe goditjen mes vetes.