Plaku fitoi gjyqin dhe 240 mijë euro, klubi polak i lutet për marrëveshje

691
Sebino Plaku, futbollisti i Kamzës i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me skuadrën polake të Slaskut, ka fituar gjyqin me këta të fundit të cilët janë të detyruar t’i paguajnë lojtarit 240 mijë euro.
Plaku gjatë kohës që luante me Slask për shkak të pagës që klubi e konsideroi të lartë, u përpoq ta detyronte futbollistin me forma nga më të ndryshmet dhe aspak të ndershme që të ndërpriste kontratën.
Për Plakun kishte dënime pa arsye si të shpërndante gazetat në mëngjes në klub, të stërvitej me ekipet e moshave, të stërvitej 3 herë në ditë e forma të tjera të kësaj natyre.
Si përfundim futbollisti shqiptar iu rezistoi të gjitha këtyre dhe në fund e hodhi në gjyq klubin polak nga ku doli i fituar. Tani Slask është e detyruar t’i paguajë 240 mijë euro por ndërkohë po kërkon një marrëveshje.
“Vendimi është marrë dhe ne nuk po i shmangemi detyrimit, por do të kërkojmë një marrëveshje”, ka thënë presidenti i klubit, Mishel Boboviec, për mediat polake.
Sipas raportimeve Slask kërkon të gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarin për t’i paguar gjysmën e shumës së fituar, ofertë e cila është hedhur poshtë nga Plaku.
Sigal