Sigal

Është verë shumë e nxehtë për Miralem Pjaniç, që mbetet objekt i dëshirës së shumë klubeve europiane, por në fund mund të vendosë të rinovojë kontratën e tij dhe të mbetet te Juventusi, ndoshta me rritje të madhe. Boshnjaku, i intervistuar nga “Sky Sports” në një event të “Adidas”, që u zhvillua në Nju Jork, ka thënë:”Unë jam shumë mirë këtu. Te Juventusi jam i qetë, në dy sezonet e fundit jam rritur shumë. Jam i lumtur me atë që kam bërë. Jam në një grup të mirë dhe kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin tim. Vlej 100 milionë? Kjo do të thotë që jam duke bërë mirë, por duhet të pyesni klubin. Unë luaj futboll për të përmirësuar veten time, nuk kam asgjë për të thënë.

Miralem Pjanic

Edhe pse kam lexuar shumë gjëra, mendoj vetëm për të punuar shumë. Pjesa tjetër nuk varet nga unë”. Në përfundim, mesfushori i Juventusit ka vendosur objektivin e bardhezinjve për sezonin e ardhshëm dhe pranon: “Liga e Kampioneve për ne nuk është më një ëndërr, por një qëllim i vërtetë. Tashmë kemi gjithçka që duhet për ta fituar këtë trofe. Ekziston vetëdija për të arritur deri në fund dhe duam të japim gjithçka për të triumfuar në Champions”. Sipas zërave të javëve të fundit, Çelsi, Mançester Siti dhe Barcelona së shpejti mund të paraqesin një ofertë për Pjaniç. Oferta që, megjithatë, nuk kanë ardhur ende, sepse Juventusi i ka vendosur çmim boshnjakut, së paku 80 milionë euro. Shifrat të denja për lojtarët më të mirë.