Pezullohet kampionia Romela Begaj, pozitive në anti-doping!

515
Sigal

TIRANE – Romela Begaj, kampionia e botës në peshëngritje në stilin e shkëputjes, është  pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv pasi ka rezultuar pozitive në testet anti-doping.
 
Lajmi është bërë publik nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, e cila në faqen e saj zyrtare në internet, thotë se nga analizat që i janë bërë peshëngritëses shqiptare, është konstatuar një dozë e lartë e substancës së ndaluar stanozolol. Për rrjedhojë Federata ka marrë vendimin e pezullimit të përkohshëm të Romela Begajt, shqiptares që trimfoi në botërorin e Peshëngritjes në Kazakistan në sitlin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë. Vendimi përfundimtar i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes do të jepet pasi të kryhen kundër analizat dhe pasi të dëgjohet version i Federatës sonë, për t’u vërtetuar në këtë mënyrë nëse Begaj ka shkelur vërtetë rregullat e Agjensisë Ndërkombëtare të anti-dopingut.
 
Përgjigjet e para të analizave kanë rezultuar povitive ndaj substancës stanozolol, e cila përmirëson performancën sportive, por në rast se edhe kundër-analizat do të rezuktojnë pozitive, Begaj rrezikon 2 deri ne 4 vjet pezullim nga peshëngritja.