PESHËNGRITJE/ Theodhor Masllavica Presidenti i ri i shtangës, zëvendëson Gjozën

570
Theodhor Masllavica është zgjedhur president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, i cili dje në Asamblenë e kësaj federate, ka fituar bindshëm zgjedhjet duke marrë 19 vota, ndërsa kandidati tjetër, Ilir Topuzi, morri vetëm 2 vota. FSHP-ja nuk kishte president që pas dorëheqjes së Elez Gjozës dy muaj më parë, por në periudhën që ai e drejtoi shtangën shqiptare, disa peshëngritës kanë marrë medalje dhe më pas kanë rezultuar pozitivë me doping. Ndaj dhe sfida e presidentit të ri është ta pastrojë këtë sport në vendin tonë nga dopingu, e shpresohet që medalisti i fundit, Briken Calja, të mos ketë të njëjtin fat.
Sigal