PESHËNGRITJE EVROPIANI/ Krenar Shoraj e mbyll pa shkëlqim, dritëhije të mëdha të shtangës shqiptare

474
Dje u mbyllën garat për peshëngritësit shqiptarë, të cilët morën pjesë në Kampionatin Evropian, i cili ka nisur në Bukuresht që nga data 26 mars 2018. I fundit që u ngjit në pedanë për peshëngritësit tanë, ishte Krenar Shoraj, i cili garoi në peshën deri në 85 kg u rendit i pari në Baterinë B, me 331 në dygarësh, larg rezultatit të tij 335 kg, ndërkohë që në këtë peshë, Kampion Europe u shpall gjeorgjiani Davidadze me 353 kg në dygarësh. Me Kampionë Evrope, me tërheqje nga garat, por edhe me dështime në rezultate, këto ishin dritëhijet që e shoqëruan shtangën shqiptare në këtë Kampionat Evropian, të cilat nisën që në start, me daljen pozitive të Evangjeli Velit në testin anti-doping. Por, mbrëmja e së mërkurës, 20 mars 2018, ishte kulmi i Shqipërisë në këtë Kampiona Evropian, pasi peshëngritësi Briken Calja u shpall Kampion Evrope i trefishtë në peshën 69 kg: në stilin e shtytjes, në shkëputje dhe në dygarësh. Tre medalje të arta të Caljes, ndoshta do të jenë si një sinjal për ndryshimin që kërkohet në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes. Le ta fillojë ndryshimin nga Briken Calja, për të besuar se shtanga di të “ngrejë peshë” edhe problemet që ka brenda saj. Kampionati Europian, me dritëhijet që i shfaqën peshëngritësit tanë, le të mbetet starti i ndryshimit.
1 kampion
Në garat e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të Rritur, nga Shqipëria vetëm Briken Calja në peshën 69 kg arriti të shpallej Kampion Europe
Peshëngritësit shqiptarë
27 mars 2018/ 62 kg Meshkuj
Romario Avdiraj-Pa Renditje
28 mars 2018/ 69 kg Meshkuj
Arbër Çerçizi-Vendi i 7-të
Briken Calja-Kampion Evrope
29 mars 2018/ 77 kg Meshkuj
Daniel Godelli-Pa Renditje
30 mars 2018/ 85 kg Meshkuj
Krenar Shoraj-Vendi 1-rë (B)
Sigal