PESHËNGRITJE EVROPIANI/ Briken Calja Kampion Evrope, shpërblimi pas përgjigjes anti-doping

462
Të mërkurën në mbrëmje, Shqipëria sportive përjetoi një kulm evropian. Peshëngritësi Briken Calja u shpall Kampion Evrope i trefishtë në peshën 69 kg: në stilin e shtytjes, në shkëputje dhe në dygarësh. Tre medalje të arta këto që elbasanlliu i kishte paralajmëruar me formën që po tregonte vit pas viti, dhe që të mërkurën në mbrëmje treguan se Peshëngritja di të “ngrejë peshë” edhe problemet që ka brenda saj. Por jo, sepse rezultati që arriti peshëngritësi Briken Calja në këtë Evropian, e largon paksa makthin e vazhdimësisë së federatës, por jo besimin te individët që djersijnë për arritjet. Kështu, Briken Calja duhet të shpërblehet nga shteti shqiptar me 40 milionë lekë të vjetra, sepse sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM), mbështetur në Ligjin për Sportin. Por ka edhe një moment ku duhet të presim, ndoshta me urimin që “buzëqeshja të mos na ngrijë në buzë”, sepse arritjet e Briken Caljes nuk do të shpërblehen menjëherë. Ndërsa dje, Daniel Godelli e nisi garën në Europian me stilin e shkëputjes. Tentoi 159 kg në provën e parë, por dështoi. Po me këtë peshë dështoi edhe në provën e dytë, duke mos arritur as në provën e tretë, e për pasojë, u skualifikua në stilin e shkëputjes. Në stilin e shtytjes, Godelli u tërhoq fare nga gara, si pasojë e një dëmtimi, që e pësoi në krah në tre provat e para në stilin e shtytjes. Një garë e dështuar për Daniel Godellin në këtë Kampionat Europian.
Peshëngritësit shqiptarë
27 mars 2018/ 62 kg Meshkuj
Romario Avdiraj-Pa Renditje
28 mars 2018/ 69 kg Meshkuj
Arbër Çerçizi-Vendi 7-të
Briken Calja-Kampion Europe
29 mars 2018/ 77 kg Meshkuj
Daniel Godelli-
30 mars 2018/ 85 kg Meshkuj
Krenar Shoraj-Sot ora 20:00
Sigal