Peshëngritësi Briken Calja humb ndjenjat pas garës, dyshohet nga dehidratimi

603
Peshëngritësi Briken Calja ka humbur ndjenjat pas garimit në botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sportisti shqiptar që zuri vendin e katërt në dygarësh kaloi disa orë në spital, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e mirë.
“Hëngra ushqimin para garës dhe fillova të kisha disa dhimbje barku, mendova nuk ishte gjë, por me kalimin e kohës po shtoheshin këto dhimbje. Nuk mbaj mënd asgjë nga provat e fundit me 180 KG, menjëherë sapo u largova nga pedana humba ndjenjat dhe më dërguan në spital”, deklaroi për “Top Channel” peshëngritësi.
Calja ka qëndruar për reth 5 orë në spital, ku i është dhënë ndihma e shpejtë dhe më pas ka bërë analizat përkatëse. Sipas përgjigjes së tyre, mjekët i kanë thënë se ka patur një dehidratim 3 herë mbi normat dhe kjo i ka sjellë humbjen e ndjenjave. Tashmë është normalizuar sa i përket gjëndjes shëndetësore për sportistin shqiptar dhe pas kësaj situate, Calja tregon se pavarësisht të gjithave është i kënaqur për rezultatin e arritur.
Briken Calja garoi në peshën 69 kg, në stilin e shkëputjes u rendit i katërti me 142 kg, ndërsa stilin e shtytjes, ai u rendit në vendin e pestë pasi ngriti 175 kg. Në total në dygarësh Briken Calja u rendit në vendin e katërt me 317 kg.
Sigal