Pesha e milionave, Sllovenia rëndon 30 milionë euro më shumë se Shqipëria

543
Sigal

Lorik Cana vlen 5 milionë euro, por Samir Handanoviç i Sllovenisë shkon në 15 milionë euro

Vlerat e përbashkëta të portierit të Sllovenisë dhe Interit, Samir Handanoviç (15 milionë euro), sulmuesit të PSV Eindhovenit në Holandë, Tim Matvaz (7 milionë euro) dhe  mesfushorit Armin Bacinovic (3 milionë euro) të Veronës në Itali, janë sa e gjithë skuadra shqiptare e grumbulluar për ndeshjen e së martës kundër Sllovenisë. Sipas faqes së specializuar gjermane, Transfertmarkt.de,  kartonët e 24 lojtarëve të Kombëtares sonë arrijnë shumën e 25 milionë e 300 mijë eurove, ndërkohë që ato të sllovenëve kapin më shumë se dyfishin, 54 milionë euro e 525 mijë euro, pra rreth 30 milionë euro më shumë. Nëse këta tregues do të reflektoheshin drejtpërdrejt në fushën e lojës, atëherë fituese do të dilte Sllovenia. Në fakt, si për koincedencë, Shqipëria e ka humbur ndeshjen e fundit 2-1 me Slloveninë, një ndeshje miqësore e luajtur në “Qemal Stafa”, më 9 shkurt të vitit të kaluar, kur në bankinë ishte kroati Josip Kuzhe. Në pesë përballjet direkte me Slloveninë, nuk kemi mundur të fitojmë asnjëherë. Në katër ndeshjet zyrtare kemi marrë dy barazime (0-0) dhe dy humbje (1-0, 2-0), ndërkohë që dhe në të vetmen miqësore kemi humbur 2-1.

SHQIPËRIA

Trajneri Xhani De Biazi, i cili do të jetë trajneri i pestë i Kombëtares shqiptare që do të përballet me Slloveninë, pas Astrit Hafizit, Oto Bariçit, Sllavko Kovaçiçit dhe Josip Kuzhesë, ka thirrur 24 lojtarë, 18 prej të cilëve luajnë në kampionatet e huaja. Lojtari më i shtrenjtë shqitpar është kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, vlera e kartonit të të cilit shkon në 5 milionë euro (te Lacio ai merr një pagë vjetore 1.7 milionë euro). Lojtarë të tjerë të shtrenjtë janë Mërgim Mavraj me 2 milionë e 250 mijë euro. Me vlerë 2 milionë euro është Armend Dallku, 1.2 milionë euro është Debatik Curri, ndërsa 1 milionë euro Hamdi Salihi. Me 1 milionë euro janë portieri Etrit Berisha dhe mesfushorët Alban Meha dhe Odise Roshi. Të tjerët janë poshtë këtyre shifrave.

SLLOVENIA

Sllovenët, vendi i 35-të në FIFA, 49 vende më mirë se Shqipëria (e 84-ta), kanë një vlerë në total mbi 59 milionë euro, pra më shumë se dyfishin e vlerës së Kombëtares sonë. Nga 24 lojtarët e Sllovenisë, 17 prej tyre janë në vlerat nga 1 milionë deri në 15 milionë euro, këtë shifër e ka portieri i Interit, Samir Handanoviç, por që nuk do të jetë në fushë kundër Shqipërisë, për shkak të një dëmtimi. Lojtarë të tjerë shumë të shtrenjtë janë mesfushori Josip Iliçiç (8 milionë euro) i Palermos, sulmuesi i PSV Eindhovenit në Holandë, Tim Matvaz (7 milionë euro) dhe  mesfushorit Armin Bacinovic (3 milionë euro). Me nga 2 milionë euro janë mbrojtësi Bostjan Cesar, mesfushori Jasmin Kurtiç,

SHQIPËRIA

Renditja në FIFA: vendi i 84-t

Numri i lojtarëve: 24, nga këta 18 legjionarë

Vlera në total: 25 300 000 euro

Lojtari më i shtrenjtë: Lorik Cana, 5 000 000 euro

Mesatarja e moshës: 26.90 vjeç

Lojtari më i ri:  Armando Sadiku, 21 vjeç

Lojtari më i moshuar: Erjon Bogdani, 35 vjeç

Ndeshje ndërkombëtare si grup lojtarësh: 478 ndeshje

Lojtari me shumë eksperiencë në grup: Erjon Bogdani, 71 ndeshje

Lojtari me më shumë ndeshje: Altin Lala, 79 ndeshje

Golashënuesi më i mirë: Erjon Bogdani 17 gola

Vlera individuale

Samir Ujkani               portier              24 vjeç             3 500 000 euro

Etrit Berisha                portier             23 vjeç             1 000 000 euro

Orges Shehi                 portier              35 vjeç             125 000 euro

Tefik Osmani              mbrojtës          27 vjeç             300 000 euro

Armend Dallku           mbrojtës          29 vjeç             2 000 000 euro

Debatik Curri              mbrojtës          28 Vjeç            1 200 000 euro

Franc Veliu                 mbrojtës          23 vjeç             350 000 euro

Ansi Agolli                  mbrojtës          30 vjeç             350 000 euro

Renato Arapi               mbrojtës          26 vjeç             300 000 euro

Mërgim Mavraj           mbrojtës          26 vjeç             2 250 000 euro

Andi Lila                     mesfushor        26 vjeç             750 000 euro

Lorik Cana                  mesfushor        29 vjeç             5 000 000 euro

Ervin Bulku                 mesfushor        31 vjeç             350 000 euro

Jahmir Hyka                mesfushor        24 vjeç             800 000 euro

Emiljano Vila              mesfushor        24 vjeç             500 000 euro

Sabien Lilaj                 mesfushor        23 vjeç             400 000 euro

Gilman Lika                mesfushor        25 vjeç             275 000 euro

Alban Meha                mesfushor        26 vjeç             1 000 000 euro

Burim Kukeli              mesfushor        28 vjeç             800 000 euro

Odise Roshi                mesfushor        21 vjeç             1 000 000 euro

Edgar Çani                  sulmues           23 vjeç             850 000 euro

Armando Sadiku         sulmues           21 vjeç             700 000 euro

Hamdi Salihi               sulmues           28 vjeç             1 100 000 euro

Erjon Bogdani             sulmues           35 vjeç             400 000

Shuma në total: 25 300 000 euro

SLLOVENIA

Renditja në FIFA: vendi i 35-të

Numri i lojtarëve: 27, nga këta 23 legjionarë

Vlera në total: 55 025 000 euro

Lojtari më i shtrenjtë: Samir Handanoviç, 15 000 000 euro

Mesatarja e moshës: 26.60 vjeç

Lojtari më i ri: Jan Oblak, 19 vjeç

Lojtari më i moshuar: Jasmin Handanoviç, 34 vjeç

Ndeshje ndërkombëtare si grup lojtarësh: 570 ndeshje

Lojtari me shumë eksperiencë në grup: Bostjan Cezar, 65 ndeshje

Lojtari me më shumë ndeshje: Zllatko Zahoviç, 80 ndeshje

Golashënuesi më i mirë: Zllatko Zahoviç 35 gola

Vlera individuale

Samir Handanoviç      portier  28 vjeç 15 000 000 euro

Jasmin Handanoviç     portier              34 vjeç 400 000 euro

Jan Oblak                    portier              19 vjeç 1 100 000 euro

Miso Brecko                mbrojtës          28 vjeç 1 750 000 euro

Dejan Kelhar               mbrojtës          28 vjeç 500 000 euro

Marko Suler                mbrojtës          29 vjeç 1 000 000 euro

Bostjan Cesar              mbrojtës          30 vjeç 2 000 000 euro

Bojan Jokiç                 mbrojtës          26 vjeç 1 000 000 euro

Andrazh Struna           mbrojtës          23 vjeç 325 000 euro

Dominic Maroh           mbrojtës          25 vjeç 2 000 000 euro

Kevin Kampl               mesfushor        22 vjeç 1 500 000 euro

Nejc Pecnik                 mesfushor        26 vjeç 1 000 000 euro

Jasmin Kurtic              mesfushor        23 vjeç 2 000 000 euro

Goran Cvijanoviç        mesfushor        26 vjeç 500 000 euro

Andraz Kirm               mesfushor        28 vjeç 1 600 000 euro

A. Radosavljeviç         mesfushor        33 vjeç 650 000 euro

Josip Ilicic                   mesfushor        24 vjeç 8 000 000 euro

Armin Bacinoviç         mesfushor        22 vjeç 3 500 000 euro

Alesh Mertelj              mesfushor        25 vjeç 750 000 euro

Mirnes Sisiç                 sulmues           31 vjeç 700 000 euro

Zlatko Dediç               sulmues           28 vjeç 1 000 000 euro

Tim Matavz                 sulmues           23 vjeç 7 000 000 euro

Robert Beric                sulmues           21 vjeç 750 000 euro

Dzengis Çavuseviç      sulmues           24 vjeç 500 000 euro

Shuma në total: 54 525 000 euro