Pesë skuadra angleze sfdojnë “star”-ët spanjollë

588
Nga Agron KAJA
LIGA E KAMPIONEVE/ Janë përcaktuar 16 skuadrat e turit të 1/8-ave, të hënën hidhet shorti në Nion, priten përballje “ferri”

Nuk ka më të fshehta dhe ekuacione. Gjithçka është mësuar dhe ndeshjet së mërkurës në mbrëmje plotësuan listën me 16 ekipe të kualifikuara për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Ndërsa 8 skuadrat e renditura në vendet e treta në çdo grup shkojnë në Evropa Ligue, dhe 8 të renditura të fundit e mbyllin këtu këtë garë. Dhe, fati i atyre skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampioneve në fazës së 1/8-ave, do të përcaktohet në shortin e ditës së hënë që do të hidhet në Nion të Zvicrës në orën 12:00. Ka vetëm dy rregulla specifike të përcaktuar nga UEFA për raundin e ardhshëm të Champions-it. Në çiftet që do të vendosin goglat mes të parave të grupeve dhe të dytave: Nuk do të përballen skuadra nga i njëjti grup dhe skuadra që përfaqësojnë të njëjtën federatë, sikundër Roma si e para e Grupit C nuk mund të përballet me Juventusin që është i dyti i Grupit D (sepse përfaqësojnë të dy Italinë), por as me Çelsin, sepse janë të dy skuadra të të njëjtit grup. E njëjta gjë vlen edhe për Çelsin, që në këtë short nuk do të përballet dot me Mançesterët, por as me Totenhemin dhe Liverpulin. Ndërkohë që, kundërshtarët e londinezëve janë PSG-ja, Barcelona ose Beshiktashi, shorti nuk mund t’i ndalojë duelet e hekurta që mund të luhen në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, pasi skuadra si Bajern Mynih, Çelsi, Juventusi dhe Real Madrid që janë favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve, ndodhen në vazon e dytë. E veçantë është në këtë tur të 1/8-ave, se futbolli anglez po kalon një moment shumë të mirë dhe këtë e konfirmon prezenca e skuadrave në fazën e 1/8-ave. Pesë ekipet që përfaqësojnë Premier Ligën: Mançester Junaited, Çelsi, Mançester Siti, Liverpul dhe Totenhemi, do të marrin pjesë në raundin e ardhshëm dhe nuk do të përballen me njëra-tjetrën, çka nënkupton se skuadrat angleze mund të bëjnë rrugë të gjatë në Ligën e Kampioneve. Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 13 e 14 shkurt, dhe 20 e 21 shkurt, ndërsa të kthimit më 6 e 7 mars dhe 13 e 14 mars 2018. Kujtojmë se në këtë kompeticion, nga skuadrat shqiptare morri pjesë vetëm Kukësi, si skuadra Kampione e sezonit 2016-2017 në Kategorinë Superiore. Kuksianët hynë në ndeshjet e Turit të Dytë eliminator, dhe në takimin e parë në Moldavi më 12 shtator 2017, Kukësi humbi minimalisht 1-0 me Sherif Tiraspo, ndërkohë që në takimin e kthimit më 19 shtator fitoi me rezultatin 2-1, por u eliminua, pasi sipas rregullores, Sherif i shënoi gol në fushën e tij.
16 ekipet që do të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League, janë përcaktuar, ndërkohë që 8 ekipet e treta shkojnë në Europa League, 8 të fundit e mbyllin këtu. Në garë mbeten 5 skuadra angleze, ngjarje e veçantë kjo në histori, ndërsa mbeten 3 spanjolle, 2 italiane dhe një gjermane
VAZO 1
Të parët në grupe: Mançester Junajtid, PSG, Roma, Barcelona, Liverpul, Mançester Siti, Beshiktash, Totenhem.

VAZO 2
Të renditura të dytat: Bazel, Bajern Mynih, Çelsi, Juventus, Sevilja, Shahtar Doneck, Porto, Real Madrid.
Sigal