Pesë notarë shqiptarë në Europianin e Danimarkës, trajneri Fetishaj optimist

449
Në datat 13 e deri më 17 dhjetor 2017, në Kopenhagen të Danimarkës do të zhvillohet Kampionati Europian i Notit në pishinë 25 m. Shqipëria përfaqësohet me 5 notarë: Franc Aleksi, Binald Mahmuti, Spiro Goga, Aleksandër Ngresi dhe Kejsi Fetishaj, së bashku me trajnerin Arian Fetishaj. Në bisedë me trajnerin Arian Fetishaj, mësuam se notarët tanë janë në këtë event edhe për rezultate të larta. “Pritshmëritë janë për rezultate të larta, por po ja lemë garave, të cilat sot në ora 09:30 fillojnë me 100m stil flutur që do të garojë Binald Mahmuti, si edhe 400m stil i lirë, ku do të garojnë dy notarët: Franc Aleksi dhe Spiro Goga”. Në garat e tjera, notarët tanë do të marrin pjesë: 14 dhjetor/ Franc Aleksi në 1500m stil i lirë; 15 dhjetor/ Binald Mahmuti në 100m flutur, 16 dhjetor/ 100m stil i lirë; 14 dhjetor/ Spiro Goga në 1500m stil i lirë; 14 dhjetor/ Aleksandër Ngresi në 200m stil i lirë, 16 dhjetor/ 200m stil i lirë; 15 dhjetor/ Keis Fetishaj në 50m stil i lirë, 16 dhjetor/ 50m flutur, 17 dhjetor/ 50 m shpinë. Dje, delegacioni shqiptar në këtë veprimtari, zhvilloi një takim falenderimi me presidentin e LEN, Paolo Bareli.
Sigal