Përmirësohet gjendja e futbollistit të Vllaznisë, Gurishtës

442
Përmirësohet gjendja shëndetësore e futbollistit të Vllaznisë Erdenin Gurishta, i cili kaloi dje në koma pas një dëmtimi gjatë ndeshjes me Laçin. Gurishta pësoi një goditje të rëndë në kokë, çka i vuri në rrezik jetën. Disa orë pas shtrimit në spital mjekët thanë se Gurishta doli nga gjendja e komës dhe pati një përmirësim të ndjeshëm. Një ditë pas dëmtimit mjekët konfirmuan se Gurishta është jashtë rrezikut për jetën.
Sigal