Përmbysje e çmendur e Dortmundit ndaj Interit

94

Borusia e Dortmundit arriti një fitore të madhe përballë Interit, teksa fitoi me rezultatin 3-2, në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit F të Champions League.

Sfida ishte me dy fytyra, pasi në pjesën e parë ishin Lautaro Martinez dhe Vecino që gjetën dy herë rrugën e rrjetës për zikaltrit.

Ndërkohë, krejtësisht ndryshe ishte fraksioni i dytë. Hakimi shënoi golin e parë për verdhezinjtë në minutën e 51-të, ndërkohë Brandt barazoi në të 64-tën.

Përmbysja e madhe erdhi në të 77-tën, ku ishte sërish Hakimi që shënoi pas një asisti të bukur të Sanços.

Në fund, Dortmundi mori tri pikët, dhe merr vendin e dytë në grup me shtatë pikë, ndërkohë që mbetet i treti me katër pikë Interi. Kryeson Barça me 8 pikë.