Përleshje në ndeshjen Kukësi-Legia e Varshavës, goditet futbollisti polak

526
Incidentet e rënda në ndeshjen mes Kukësit dhe Legias së Varshavës në stadiumin “Qemal Stafa”, kanë sjellë pezullimin e takimti të vleshëm për eleminatorët e Europa League.
Ka qenë minuta e ‘52 e pjesës së dytë kur tifozetia vendase ka hedhur në fushë sende të forta duke shkaktuar plagosjen e një futbollisti të ekipit polak, Odrej Duda.
Futbollisti ka marrë mjekimin e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por arbitri ka vendosur menjëherë ndërprejten e ndeshjes dhe ekipet janë futur në dhomat e zhveshjes.
Pas një bisede disa minuta mes përfaqësueve të ekipit polak, komisarit të ndeshjes të UEFA-s , albitrit dhe zyrtarëve të policisë, u vendos pezullimi i takimti, pasi lojtarët polakë nuk pranonin të ktheheshin në fushë duke pretenduar se jeta e tyre ishte në rrezik.
Kjo është hera e parë që një ndeshje e Europa League pezullohet për shkak të dhunës të tifozerisë dhe pritet që UEFA pas hetimit të marrë një vendim.
Incidentet mes dy tifozerive u shënuan edhe në fund të pjesës së parë ku dy tifozeritë goditën me sende të forta.
Edhe para ndeshjes u shënua inciente mes dy tifozerive, që para stadiumit “Qemal Stafa” qëlluan njeri- tjetrin me gurë. Për pasojë dia tifozë u plagosën dhe morën ndihmën e parë nga autombalancat ndërsa disa u shoqëruan në komisariate.
Deri në minutën e ‘52 kur u ndërpre ndeshja, ekipi polak udhëhiqte 2 me 1 dhe golat u shënuan nga Nemanja Nikolic dhe Jakub Rzezniczak, ndërsa për Kukësin shënoi Felipe Moreira.
Sigal