Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Michael Schumacherit

445
Një neurokirurg amerikan, që ka preferuar të mbetet anonim, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e ish-pilotit të Formula 1, Michael Schumacher, është përkeqësuar, transmeton Shekulli. Lajmi i përcjellë nga shumë media ka bërë bujë pasi prej kohësh pritet një përmirësim i gjermanit, por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej. Zëdhënësja e kampionit të shumëfishtë, Sabine Khem, para pak ditësh tha se e vetmja gjë që ngelet është shpresa, por duket se edhe ajo po shuhet dalëngadalë. “Gjendja e Schumacherit është përkeqësuar dhe jeta e tij është e varur në fije të perit”, ka thënë një neurokirurg anonim, por i besueshëm, shkruan “NewsEveryDay”.
Sigal