Peripecitë e Cristiano Ronaldo-s, 24 orë në ditë trajtim për të qenë prezent në finale të “Championsit”

539
Cristiano Ronaldo të dielën në sfidën kundër Barcelonës u detyrua të mos zbriste në fushë në pjesën e dytë si pasojë e një dëmtimi që i ka vënë në diskutim edhe paraqitjen në finale të “Champions League”, më 26 mars kundër Liverpool-it.
Mediat këto ditë kanë raportuar se portugezi do të bëjë të pamundurën për të mos humbur këtë ndeshje jubilare, duke patur parasysh edhe karakterin e tij. Por peripecitë janë të shumta dhe këtë e tregon gazetari Edu Aguirre, i cili raporton se Ronaldo po i kushton 24 orë në ditë kyçit të këmbës.
“Cristiano Ronaldo është duke ia kushtuar 24 orë në ditë këmbës, po kujdeset për kyçin e këmbës së djathtë. Nga ora 10 e mëngjesit deri në mbrëmje, merr katër trajtime të ndryshme për kyçin e këmbës. Objektivi i Ronaldos është dhe beson se do t’ia arrijë, të luajë gjashtë ditë para finales së Champions League. Ai dëshiron të luajë kundër Villarrealit gjashtë ditë para finales”, u shpreh ai.
Sigal