Përgatitjet në Antalia, zbardhet miqësorja e parë e Partizanit

161
Partizani ka planifikuar që për 10 ditë të përgatitet në Antalia. Gjatë kësaj periudhe, 8-18 janar, të kuqtë kanë parashikuar të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore në Turqi.
Për momentin është zbardhur testi i parë, ku më 12 janar do të përballen me Kasimpasha, skuadër e superligës turke, ku bën pjesë edhe ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Lorent Sadiku, i cili tani përfaqëson Kosovën.
Miqësorja e dytë pritet të zhvillohet më 15 janar, por kundërshtari mbetet ende i papërcaktuar. Ndërsa më 18 janar kthehen në Tiranë, për të qenë gati për transfertën e Vlorës, që luhet më datë 20.