Përgatitjet e fundit të kombëtares para ndeshjes me Skocinë, Panuçin e shqetësojnë dëmtimet

424
Sigal

Ditën e sotme përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në prag të dueli me Skocinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Seanca e sotme do të kryhet në stadiumin “Loro Boriçi, pikërisht aty dhe do të zhvillohet ndeshja me përfaqësuesen skoceze. Ndërkaq ditën e djeshme kuqezinjtë i kanë dhënë fund përgatitjeve në qytetin e Durrësit, aty ku ishin grumbulluar që nga fillimi i javës. Seanca nisi menjëherë pasi trajneri Kristian Panuçi zhvilloi një bisedë të shkurtër me skuadrën, ndërsa me përjashtim të Eros Grezdës dhe Ndojit, e gjithë pjesa e tjetër kreu një seancë të plotë stërvitore. Grezda, nën kujdesin e përgatitësit atletik, u stërvit i diferencuar, megjithëse shpresohet që 23-vjeçari të jetë gati për duelin me skocezët Shqetësuese është edhe gjendja e Emanuele Ndojit, pasi futbollisti i Brescias kreu vetëm disa ushtrime për zgjatimin e muskujve, duke mos pasur asnjë kontakt me topin. Duket një periudhë e pafat në aspektin e dëmtimeve, duke qenë se Ylber Ramadani, Emir Lenjani dhe Alban Hoxha, të cilët ishin pjesë e listës fillestare, u detyruan të hiqnin dorë nga grumbullimi i kombëtares, teksa Metzi u bë pengesë për Ivan Balliun. Ndërkohë ka zhvilluar stërvitjen e parë më përfaqësuesen Albion Ademi.