Përfundon pritja, Liga e Kampioneve kthehet në fushën e lojës

427
Sigal

Pritja ka përfunduar, Liga e Kampioneve kthehet sërish në fushën e lojës për sfidat e para në fazën e grupeve.

Sot në mbrëmje janë në program tetë ndeshje, të cilat I rezervojnë premierën disa prej skuadrave pretendente në këtë edicion të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Ndryshe nga e shkuara, UEFA sjell risi në orarin e përballjeve.

Gjithçka nis në orën 18:55, me Barcelonën që pret në “Kamp Nou” kampionët holandezë të PSV Eindoven në Grupin B.

Nuk duhet të ketë probleme për Lionel Mesin dhe shokët e tij, që me objektiv trofeun e Champions janë favoritë absolutë në këtë takim.

Sfida tjetër e orës 18:55 në të njëjtin grup është ajo mes Interit dhe Totenhem.

Rikthimi mes më të mëdhenjve të Europës ka kthyer entuziazmin e tifozëve zikaltër që prejh javësh kanë blerë të gjitha biletat. Kështu me ndihmën e 70 mijë prej tyre, skuadra e Luçiano Spaletit kërkon të debutojë me fitore në “Meazza”.

Gjashtë ndeshjet e tjera në xhiron e parë të fazës së grupeve në Champions luhen në orën 21:00.

Prozhektorët drejtohen në “Anfield”, skena e përballjes së dy favoritëve kryesorë, Liverpul dhe Paris SG.

Parashikimet janë të vështira, ndërsa kuotat e basteve duket se vendosin një ekuilibër sa I përket fitores.

Liverpul dhe Paris SG vijnë në këtë bërballje të parë në Grupin C me një ritëm të njëjtë në kampionatet respektive, ku i kanë fituar të gjitha sfidat.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Napoli luan në transfertën e Beogradit kundër Yllit të Kuq.

Në Grupin A, përballen Klub Brysh-Borusia Dortmund dhe Monako-Atl-Madrid, ndërsa në Grupin D, Gallatasarai-Lokomoiva Moskës dhe Shalke-Porto.