Përfundon pjesa e parë në barazim, Shqipëri-Serbi 0:0

495
Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e takimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku kuqezinjtë u treguan disi me të rrezikshëm në fushë sesa rivalët e tyre serbë. Në minutën e tretë, Milivojeviç kreu një ndërhyrje me takë nga prapa ndaj Lenjanit, një ndërhyrje e ashpër të cilës Rizzoli nuk i kurseu kartonin e verdhë. Serbët u shfaqën pesë minuta më vonë në portën tonë, ku pranë zonës morën një goditje dënimi. Adem Ljajiç mori përsipër ekzekutimin e saj, por topi u përplas në murin mbrojtës. Në minutën e 16, Lorik Cana shkakton një faull teknik për të shmangur një kundërzbritje të serbëve me anë të Mitrovic dhe me të drejtë ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari.
Sigal