Përfundon pjesa e parë, Armeni 0-2 Shqipëri

493
Shqipëria vetëm 45’minuta larg ëndrrës së madhe të kualifikimit në Francë. Pjesa e parë e ndeshjes në Armeni ka përfunduar me rezultatin 0-2 për Shqipërinë, e cila ka shënuar më shpejt se e priste përballë vendasve dy herë duke prekur qiellin e Francës. Fillimisht Shqipëria kaloi në avantazh me autogolin e Hovhannisyan 9’, ku një meritë të vecantë ka padyshim Gashi, që ushtroi presion që armeni ta dërgonte topin në portën e tij. Ndërsa golin e dytë për Shqipërinë ndaj Armenisë e shënoi Berat Gjimshiti në të 23’ pas një goditje dënimi nga Memushaj.
Sigal