Përfundon ndeshja Armeni 0-3 Shqipëri, kombëtarja jonë në EURO 2016

517
Kombëtarja shqiptare ka arritur të marrë një rezultat të shkëlqyer 0-3 ndaj Armenisë. Rezultat me të cilin jemi në Euro 2016 pa nevojën e play off-it. Një nisje mjaft e mirë e lojtarëve tanë, të cilët e gjetën golin e parë që në minutën e 9. Pas një dalje të bukur në sulm ishte Basha që goditi, por reagoi portieri mik, i cili nuk arriti ta zotëronte topin. Më pas, në tentativë për të larguar topin, mbrojtësi i vendasve Hovhannisyan e dërgon në portën e tij.
Sigal