Përfundon aventura e errët e milionave, Tevez rikthehet te Boca Juniors

506
Ka zgjatur pak më shumë se një vit aventura e Carlos Tevez në Kinë. Futbollisti argjentinas i ka dhënë fund periudhës së errët që po kalonte që pas transferimit në dhjetor te Shanghai Shenhua ku iu premtuar një pagë faraonike, duke u rikthyer te Boca Juniors.
Trajneri i klubit argjentinas, Guillermo Barros Schelotto, ka bashkëbiseduar fillimisht me sulmuesin që muajin e ardhshëm mbush 34-vjeç dhe më pas ka rënë dakord për bashkëpunimin mes tyre.
Vetë Boca Juniors me një postim në rrjetet sociale ka njoftuar për rikthimin e “apashit” duke postuar edhe një foto, por nuk ka dhënë detaje sa i takon shumës apo mënyrës sesi u mor nga kinezët.
“Tevez është rikthyer ne shtëpi. Sot ai u bashkua me ekipin e Guillermos ne Cardales dhe po stërvitet me shokët e tij.”, shkruan Boca Junior në “Twitter”.
Sigal